Policia gjermane kap në flagrancë “skifterin” shqiptar, arratiset shoku i tij

  • S.A /
  • 18 December 2023 - 12:29
Policia gjermane kap në flagrancë “skifterin” shqiptar, arratiset shoku i tij

Një raportim për njerëz të dyshimtë në një shtëpi në Weststrasse në Rennerod, ka çuar policinë gjermane në zbulimin e një tentative vjedhje, transmeton "Kosova Sot Online".

Oficerët që mbërritën me shpejtësi gjetën dy autorë të dyshuar në objektin e banimit në fjalë.

Megjithatë, policia ka mundur të arrestojë vetëm njërin nga dy personat. 30-vjeçari shqiptar tentoi të arratisej, por u pengua nga efektivët dhe u arrestua. Autori i dytë u arratis dhe është ende në kërkim.

Nuk dihet ende drejtimi i ikjes së tij.

(Kosova Sot Online )