Baerbock reagon për zgjedhjet në Serbi: Raportohet frikësim i votuesve dhe raste të blerjes së votës

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 22:11
Baerbock reagon për zgjedhjet në Serbi:  Raportohet frikësim i votuesve dhe raste të blerjes së votës

Për zgjedhjet në Serbi, që u mbajtën më 17 dhjetor, ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zgjedhjet parlamentare i ka fituar partia e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, por ODIHR që vepron në rajonin e OSBE, ka evidentuar një mori shkeljesh.

Këto shkelje përfshijnë keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës.

Për Gjermaninë një gjë e tillë është e papranueshme, e sidomos kur Serbia është shtet kandidat për integrim në Bashkimin Evropian (BE).

“Serbia ka votuar, por @osce_odihr raporton keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës. Kjo është e papranueshme për një vend me status kandidat në BE”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)