Hajnat vjedhin në këtë vend të Kosovës stoli ari në vlerë rreth 15 mijë euro

  • A.P /
  • 19 December 2023 - 20:00
Hajnat vjedhin në këtë vend të Kosovës stoli ari në vlerë rreth 15 mijë euro

Raportohet se një familje në Skenderaj ka qenë pre e vjedhjes, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda shtëpisë dhe kanë vjedhur sasi të konsiderueshme të stolive të arit.

Raportohet se pronari i shtëpisë ka denoncuar rastin në Polici dhe bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë arritur që të vjedhin stoli në vlerë të rreth 15 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

(Kosova Sot Online)