Aksidenti i rëndë dhe me fatalitet në Podujevë, policia tregon detajet dhe se si ndodhi

  • E.K /
  • 20 December 2023 - 08:45
Aksidenti i rëndë dhe me fatalitet në Podujevë, policia tregon detajet dhe se si ndodhi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në Llapashticë të Podujevës ku vdiq një person, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave e ku si pasojë njëri nga ngasësit ka vdekur.

Lëndime trupore të rënda ka pasur një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“ Fsh. Llapashticë- Podujevë 19.12.2023 – 20:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndim vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), ndërsa lëndime trupore të rënda ka pasur një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)