Kaçanik: Persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës grabisin një shume të parave në një pompë të derivateve

  • E.K /
  • 21 December 2023 - 08:39
Kaçanik: Persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës grabisin një shume të parave në një pompë të derivateve

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në në Kaçanik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dy punëtorë të një pompe të derivateve kanë lajmëruar policinë se persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur atyre një shumë të parave.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Agim Bajrami, Kaçanik 20.12.2023 – 01:25. Dy ankues meshkuj kosovarë, kanë informuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, nga persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shume të parave. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)