Ngjarjet e paralajmëruara për sot, çka do të ndodhë në Kosovë

  • S.A /
  • 23 December 2023 - 07:44
Ngjarjet e paralajmëruara për sot, çka do të ndodhë në Kosovë

 

12:00 – Kryeministri Albin Kurti do të mbajë një konferencë për medie, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Ndërtesa e Qeverisë) 

13:00 – Drejtori i “Handikos”, Afrim Maliqi, dhe nëna e një fëmije me aftësi të kufizuar, Fidajete Pllana, mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Qendra Handikos, Veternik)

16:00 – FC Prishtina Futsal organizon turneun memorial “Fadil Vokrri”. Do të marrin pjesë 24 skuadra të tri grupmoshave U13, U15 dhe U17. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)  

18:00 – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizon pritje solemne me rastin e 34-vjetorit të themelimit. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të mbajë një fjalë rasti. (Atelieja, në Pallatin e Rinisë – Prishtinë)

(Kosova Sot Online )