Vuçiç: A e dini se mbi 35 rebelë janë arrestuar?

  • A.P /
  • 27 December 2023 - 22:30
Vuçiç: A e dini se mbi 35 rebelë janë arrestuar?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të dielën në mbrëmje se më shumë se 35 rebelë janë arrestuar pas një përpjekjeje për të marrë me forcë institucionet shtetërore serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vuçiç foli për Pink TV pas një seance të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur lidhur me trazirat.

“Ne analizuam gjithçka që po ndodhte në mbrëmje dhe falënderova të gjithë pjesëtarët e Brigadës së Policisë, xhandarmërinë dhe gjithë personelin e policisë, të cilët morën një barrë të madhe këtë mbrëmje, si dhe i shqyrtuam të gjitha informacionet me përfaqësues të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë. ”, tha Vuçiç.

“Askush nuk ka të drejtë t’u shkaktojë lëndime të rënda fizike policëve”, tha Vuçiç.

“Për momentin kemi dy policë me lëndime të rënda dhe disa të tjerë me lëndime të lehta apo lëndime, graviteti i të cilëve është i paqartë”, tha ai.

Ai tha se trazirat ishin përgatitur më parë.

“Agjencitë tona të sigurisë dhe shërbimet e informacionit e kishin kuptuar atë që po ndodhte... Këtë mbrëmje, u tentua të merreshin me dhunë institucionet shtetërore serbe”, tha Vuçiç.


(Kosova Sot Online)