Kurti pyetet për dështimet: Nuk mendoj që jam i përkryer, paradoksalisht edhe sulmet edhe sharjet na kanë ndihmuar

  • E.K /
  • 27 December 2023 - 14:45
Kurti pyetet për dështimet: Nuk mendoj që jam i përkryer, paradoksalisht edhe sulmet edhe sharjet na kanë ndihmuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, është pyetur nëse ndjen që ka pasur ndonjë dështim në ndonjë fushë të caktuar ose nëse mendon që është i përsosur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai u përgjigj duke thënë se që nuk ka qenë ose është i përkryer, mirëpo ka shtuar se ka fusha në të cilat do të donte të ecej më shpejtë.

“Unë nuk mendoj që kam qenë ose që jam i përkryer, ka pasur fusha në të cilat do të kisha dëshiruar të shkojmë më shpejtë, por nuk ka asnjë drejtim të gabuar dhe nuk ka kurrfarë dashakeqësie, përkundrazi interes publik për të mirën e qytetarëve. Tash, vite tjera kanë qenë kur ka pasur protesta të shumta, unë nuk besoj që qytetarët ka kësi pakënaqësie por opozita është e pakënaqur sepse është opozitë, unë s’mund t’i ndihmoj dhe të gjitha kritikat i marrim me shumë vëmende e kujdes sepse kritikat na ndihmojnë. Ndërkaq, paradoksalisht edhe sulmet edhe sharjet na kanë ndihmu sepse më shumë kanë folur për ata që kanë sharë dhe kanë sulmuar sesa për neve që kemi punuar ditë e natë me krejt cka dijmë e mundemi, ndërkohë që nuk jemi të përsosur”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)