Bastisen disa biznese të paregjistruara, konfiskohen edhe mallra

  • A.P /
  • 27 December 2023 - 19:07
Bastisen disa biznese të paregjistruara, konfiskohen edhe mallra

Policia e Kosovës ka bastisur tetë lokacione, si në Soqanicë, Kamen dhe në Leshak të Leposaviqit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Veton Elshani nga Policia e Mitrovicës Veriore, tha se nga këto biznese dy kanë qenë të regjistruara dhe gjashtë të paregjistruara.

“Dyshimi ka qenë për mall të kontrabanduar me ç’ rast në bastisje janë thirrë edhe Njësiti Antikontraband i Doganës, Krimet Ekonomike dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Nuk ka të arrestuar, ndërsa konfiskimet e mallit janë menaxhuar nga Njësiti Antikontraband e Doganës”, tha Elshani.

“I lusim qytetaret e Veriut të Kosovës që ti regjistrojë bizneset e tyre dhe mos të vendosin në qarkullim mallra të kontrabanduara pasi që pasojat juridike për ta janë të mëdha”, apeloi Elshani.


(Kosova Sot Online)