Dy të vrarë dhe një i plagosur në këtë vend

  • A.P /
  • 27 December 2023 - 19:17
Dy të vrarë dhe një i plagosur në këtë vend

Dy të vrarë dhe një i plagosur është bilanci I të shëtnave sot pasdite rreth orës 14.00 në Çellopek të Tetovës. Merret vesh se një nga viktimat është I moshës 26-vjecare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas informatave të para është plagosur edhe I dyshuari për vrasjet.

Nga Policia e Tetovës thonë se është privuar nga liria dorasi I ngjarjes makabre.

“Policët e SPB Tetovë në Çellopek, kanë privuar nga liria I.I, 60 vjeç nga ky fshat, duke vepruar pas kallëzimit se rreth orës 14.00 në fshat, me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe ka plagosur njërin. Edhe i dyshuari ka pësuar lëndime, të shkaktuara nga një armë zjarri”, thonë nga SPB Tetovë.

Në vendngjarje kanë dalë policia, ekipe të urgjencës dhe prokurori publik që kanë bërë ekspertizë në vendngjarje. Jozyrtarisht sherri banal ka nisur për një vendparkim.

Rasti tragjik është komentuar edhe nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Sipas tij, vrasja e dyfishtë ka të bëjë rreth kontesteve pronësore.

“Për momentin kolegët janë duke punuar për zbardhjen e rastit. Bëhet fjalë për llogari të papastruara rreth pronës në një familje. Këto janë të dhënat e para që mi dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullaksohet procesi dhe të kemi informata më të detajuara”, ka deklaruar Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Ndërkohë në Spitalin e Tetovës urgjenca ka sjellë të plagosurit e ngjarjes makabre, merret vesh se gjendja e tyre shëndetësore është serioze.

(Kosova Sot Online)