Digjet një veturë në rajonin e Gjilanit

  • A.P /
  • 27 December 2023 - 20:09
Digjet një veturë në rajonin e Gjilanit

Në një parking në fshatin Ropotovë të Ranillugut të martën në mbrëmjë një veturë është përfshirë nga flakët, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha  se po punohet për zbulimin e rastit.

“Me datën 26.12.2023 rreth orës 19:20 kemi pranuar informacion se në një parking në fshatin Ropotovë e madhe një veturë me targa vendore pronë e R.J. mashkull kosovar ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe njësiti i zjarrëfikësve.  Zjarri është lokalizuar nga i cili përpos dëmeve materiale në veturë lëndime trupore nuk ka pësuar askush”, tha Hashani

“Hetues policor nga njësiti i hetimeve të përgjithshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)