Konjufca nuk e di nëse është shtrenjtuar rryma: Qeveria po thotë jo, unë nuk jam ekspert i kësaj pune

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 10:32
Konjufca nuk e di nëse është shtrenjtuar rryma: Qeveria po thotë jo, unë nuk jam ekspert i kësaj pune

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, nuk e di nëse është shtrenjtuar energjia elektrike. Ai tha se nëse është shtrenjtuar, “është gabim”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konjufa tha se nuk është ekspert i kësaj pune.

“Kjo çështje sa i përket energjisë elektrike, nëse është shtrejtuar, është gabim. Qeveria po thotë nuk është shtrejtuar. A unë nuk jam ekspert i kësaj pune”, tha ai.

Konjufca tregoi se sa i erdhi fatura këtë muaj, duke treguar se i ka ardhur 36 euro.

“E tash po më ngushton se po ma bën një pyetje private. Mirëpo, meqenëse mundesh me shku në KEK me e këqyrë, po të kallxoj drejt: 36 euro më ka ardhë”, tha kryeparlamentari.

(Kosova Sot Online)