Përzihet sërish Rusia: Perëndimi do ta rrëzojë Vuçiqin që Veriu të mbetet në dorë të Kosovës

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 15:03
Përzihet sërish Rusia: Perëndimi do ta rrëzojë Vuçiqin që Veriu të mbetet në dorë të Kosovës

Rusia akuzoi perëndimin se po tenton te rrëzojë presidentin serb Aleksander Vuçiq nga pushteti me të njëjtin skenar të përdorur në Ukrainë në vitin 2014.

“Përdoren shabllone të njohura nga manualet perëndimore, të cilat tashmë janë përdorur vazhdimisht në një sërë vendesh dhe me rezultate tragjike të pandryshueshme”, u shpreh zëdhënësja e ministrisë së jashtme në Moskë, Maria Zaharova.

Ajo kritikoi draft-statutin europian për formimin e asociacionit në Kosovë.

“Përfshirja e tij në sistemin qeveritar të shqiptarëve të Kosovës do t’i hiqte Asociacionit kompetenca të konsiderueshme, pasi do t’i nënshtrohej të ashtuquajturit legjislacion vendor, që do të nënkuptonte se Prishtina mund të bllokonte çdo vendim të komunitetit”, u zyrtarja ruse.

Zaharova bëri dhe një parashikim lidhur me vendosjen e sanksioneve nga Serbia kundër Rusisë.

(Kosova Sot Online)