34-vjeçarja që vdiq sot kishte fituar një çmim në Kampionatin e Estetikës në Napoli

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 15:21
34-vjeçarja që vdiq sot kishte fituar një çmim në Kampionatin e Estetikës në Napoli

Artila Kameri, 34 vjeç, vdiq sot, pasi dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i një hoteli në magjistralen Prishtinë – Lipjan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në profilin e saj në Facebook, më 10 nëntor, ajo kishte shpërndarë një intervistë që e kishte dhënë për RTK’në, pasi kishte fituar çmimin e katërt në kampionatin botëror të estetikës që ishte mbajtur në Napoli të Italisë.

Kameri kishte shkruar se këtë sukses ia ka kushtuar vetes.

“Intervista ime ne RTK pasi morra çmimin e 4-te ne kampionatin boteror te estetikes qe u mbajt ne Napoli te Italise. Kete sukses ja kushtoj vetes. Mua, qe dite pas dite gjej kurajon per tu perballur me sfidat, mua qe gjthmone e kam gjetur forcen per te ecuar perpara. Mua, qe pavaresisht te gjthave, ja dal te jem gjithmone vetvetja.”

(Kosova Sot Online)