“Ra nga kati i dytë i një hoteli në Graçanicë”, çfarë thuhet në raportin e Policisë për 34-vjeçaren që vdiq dje

  • E.K /
  • 29 December 2023 - 09:34
“Ra nga kati i dytë i një hoteli në Graçanicë”, çfarë thuhet në raportin e Policisë për 34-vjeçaren që vdiq dje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24-orësh, lidhur me vdekjen e 34-vjeçares në Graçanicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë, dyshohet se e njëjta ka rënë nga kati i dytë i hotelit.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Graqanicë / 28.12.2023 – 03:23. Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se një person dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër e cila dyshohej pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)