Osmani: Shpreh mirënjohjen time të thellë për gratë dhe burrat trima të UÇK-së

  • E.k /
  • 30 December 2023 - 16:09
Osmani: Shpreh mirënjohjen time të thellë për gratë dhe burrat trima të UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Veteranëve ka shprehur mirënjohjen për të gjitha gratë dhe burrat trima të UÇK-së, të cilët i kanë shërbyer me vetëmohim luftës për lirinë e Republikës së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se trimëria dhe sakrifica e tyre do të na frymëzojë përherë.

“Në Ditën e Veteranëve, shpreh mirënjohjen time të thellë për gratë dhe burrat trima të UÇK-së, të cilët i kanë shërbyer me vetëmohim luftës për lirinë e Republikës së Kosovës. Guximi, sakrifica dhe angazhimi i tyre i palëkundur meritojnë respektin tonë maksimal”, ka thënë ajo.

Në krye me kryekomandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, ata kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë, ka thënë Osmani.

“Trimëria dhe sakrifica e tyre do të na frymëzojë përherë!”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)