Zeqiri: Qytetarët janë të interesuar për punësim e zhvillim

  • A.P /
  • 03 January 2024 - 18:15
Zeqiri: Qytetarët janë të interesuar për punësim e zhvillim

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se peticioni për largimin e kryetarëve të komunave veriore do të dështojë, kështu duke theksuar se qytetarët serbë atje janë më të interesuar për punësim e zhvillim se sa për peticione, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zeqiri ka thënë se kohëve të fundit janë shtuat kërkesat nga komuniteti serb për shërbime komunale.

“Nuk kemi ndonjë informacion për zhvillimin e ndonjë peticion, mirëpo neve çdo ditë, por edhe sot patëm shumë kërkesa të qytetarëve për punë të ndryshme dhe shërbime të ndryshme. Duket se qytetarët, po flas për shumicën serbe, janë të interesuar për punësime dhe zhvillim dhe ndihmë në forma të ndryshme sesa për peticione. Unë mendoj që peticioni nuk do të ketë sukses dhe do të dështojë në këtë drejtim”, ka thënë Zeqiri.

(Kosova Sot Online)