Situata del nga kontrolli: Kacafyten policët e Kosovës me disa mërgimtarë, përfshihen edhe gratë

  • A.P /
  • 04 January 2024 - 14:09
Situata del nga kontrolli: Kacafyten policët e Kosovës me disa mërgimtarë, përfshihen edhe gratë

Raportohet se një përleshje ka ndodhur sot mes mërgimtarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, në përleshje janë përfshirë disa persona, derisa raportohet që shkaku për këtë sherr është bërë tejkalimi i kolonës së automjeteve që po prisnin në radhë për të dalë nga Kosova.

Nuk dihen detaje tjera lidhur me rastin dhe as a ka persona të lënduar, apo të arrestuar.


(Kosova Sot Online)