Avokati publikon vendimin e Prokurorisë në Nish ku tregohet pse u arrestua Sandulovic, si të ishte në Bjellorusi,

  • S.A /
  • 05 January 2024 - 12:31
 Avokati publikon vendimin e Prokurorisë në Nish ku tregohet pse u arrestua Sandulovic, si të ishte në Bjellorusi,

Avokati serb Cedomir Stojkovic është duke e përcjellë nga afër rastin e politikanit serb Nikola Sandulovic, transmeton "Kosova Sot Online".

Stojkovic ka publikuar edhe vendimin e Prokurorisë së Nishit ku thuhet se Sandulovic është arrestuar sepse ka publikuar në rrjetin social “X” një video ku shihet duke vendosur lule tek varret e Jasharajve.

Pas rrahjes brutale, Sanduloviqit i bastiset banesa.

“Këtu mund ta shihni vendimin/urdhrin e Prokurorit të Lartë Publik të Nishit për arrestimin e N. Sanduloviqit për: “Në rrjetin social X ka postuar se ka vendosur lule mbi varret e shqiptarëve në Kosovë””, ka shkruar Stojkovic.

Stojokovic ka thënë se kështu ndodh vetëm në Bjellorusi.

(Kosova Sot Online )