Podujevë: Pesë persona sulmohen nga një qen endacak, pas sulmimit ata e mbysin qenin

  • E.K /
  • 06 January 2024 - 08:44
Podujevë: Pesë persona sulmohen nga një qen endacak, pas sulmimit ata e mbysin qenin

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak në fshatin Sfeçël, në Podujevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje bëhet e ditur se sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i veterinarisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti.

Njoftim i plotë i Policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Sfeçël, Podujevë 05.01.2024 – 20:00. Pesë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i veterinarisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti.

(Kosova Sot Online)