Prizren: Tentim vrasje, qëllohet me armë zjarri një person

  • E.K /
  • 09 January 2024 - 08:50
Prizren: Tentim vrasje, qëllohet me armë zjarri një person

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Prizren, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të pesë personave, e ku si pasojë njëri është qëlluar me armë zjarri.

Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit.

Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

Njoftimi i Policisë:

INCIDENTET KRIMINALE

TENTIM VRASJE

Prizren 08.01.2024 – 17:00. Pas një mosmarrëveshje në mes të pesë personave, njëri prej të dyshuarve ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar i cili është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)