Sekuestrohen pesë armë zjarri në rajonin e Prishtinës

  • E.K /
  • 09 January 2024 - 15:14
Sekuestrohen pesë armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së parë të janarit në rajonin e Prishtinës janë sekuestruar pesë armë zjarri dhe municion, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sekuestrimi është bërë në lokacione dhe raste të ndryshme.

Personave të dyshuar u është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen pesë armë zjarri, në rajonin e Prishtinës

Zyrtarët policor të stacioneve dhe njësiteve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë , gjatë javës së parë të janarit, kanë shoqëruar në stacione policore pesë persona, të cilëve u janë sekuestruar pesë armë zjarri dhe municion.

Sekuestrimi është bërë në lokacione dhe raste të ndryshme.

Personave të dyshuar u është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, katër nga ta janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit i cili dyshohet edhe për përdorim të armës, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)