Haxhiu: Është fakt që Gjykata Kushtetuese po i pengon reformat në drejtësi dhe jo vetëm

  • E.K /
  • 10 January 2024 - 11:54
Haxhiu: Është fakt që Gjykata Kushtetuese po i pengon reformat në drejtësi dhe jo vetëm

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese është fakt që po e pengon jetësimin e reformave, jo vetëm në Drejtësi por edhe në fushat e tjera, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministrja ka kritikuar Kushtetuesen për vonesa në trajtimin e kërkesave, vonesa këto që Haxhiu thotë se po bëhen në kundërshtim me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

“Mendoj që është fakt që një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformave, jo vetëm në Drejtësi, por edhe në fushat tjera, është Gjykata Kushtetuese. Pse po e them këtë. Sepse opozita po e konsideron si shpëtim. Në mënyrë që të mos jetësohen reformat qoftë në drejtësi, qoftë në aspektin ekonomik-financiar, mirëpo edhe ato në administratën publike. Fakti që Ligji për Gjykatën Kushtetuese thotë që Gjykata Kushtetuese për kërkesat që dërgohen nga ana e Kuvendit, duhet të trajtohen brenda 2 muajve, dhe nga ana tjetër në presim deri në një vit për një aktgjykim, kjo sigurisht përbën problem, sepse ka pasoja afatgjate. Sepse reformat që ne mund ti përfundonim para një viti, sepse Gjykata Kushtetuese s’i ka trajtuar me prioritet, ne jemi të detyruar të presim e të presim me muaj të tërë në kundërshtim me ligjin për Gjykatën Kushtetuese, një aktgjykim”, ka thënë Haxhiu.

(Kosova Sot Online)