Ambasadori amerikanHill në takim me Vuçiqin, flasin edhe për Kosovën

  • S.A /
  • 11 January 2024 - 12:21
Ambasadori amerikanHill në takim me Vuçiqin, flasin edhe për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Christopher Hill, sot kanë diskutuar për situatën në Kosovë, vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Një bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane”, thuhet në postimin në profilin e Aleksandër Vuçiqit në Instagram.

Siç është shkruar, ata kanë konfirmuar se Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së.

(Kosova Sot Online )