Arrestohet një person në Jarinje, dyshohet se vodhi mbrëmë një automjet në një fshat të Deçanit

  • E.K /
  • 12 January 2024 - 11:32
Arrestohet një person në Jarinje, dyshohet se vodhi mbrëmë një automjet në një fshat të Deçanit

Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Jarinje, i cili nuk posedonte asnjë dokument identifikimi, përveç një raporti mbi ‘raportimin e dokumenteve të humbura’, përcjell “Kosova Sot Online”.

Arrestimi i tij është bërë pasi personi ka rezultuar se është i dyshuar për një vjedhje të automjetetit, në një fshat të Deçanit. 

Gjatë kontrollit të detajuar, personit të dyshuar i janë gjetur një palë çelësa që dyshohet se i përkasin veturës së vjedhur, derisa është zbuluar edhe vendndodhja e veturës, në rrugën “Isa Boletini ” Mitrovicë Jugu.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)