Osmani: Republika jonë po hyn në një fazë të re dhe vendimtare të fuqizimit të kapaciteteve shtetërore të mbrojtjes

  • E.K /
  • 12 January 2024 - 12:52
Osmani: Republika jonë po hyn në një fazë të re dhe vendimtare të fuqizimit të kapaciteteve shtetërore të mbrojtjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me aprovimin e kërkesës së Kosovës për blerje të armatimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, aprovim ky që nevojitet të marrë edhe miratimin në Kongresin Amerikan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se kjo ngjarje shënon një moment historik për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe është një dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja ka deklaruar se tashmë Kosova po futet në një fazë vendimtare të Kapaciteteve Kombëtare Mbrojtëse, duke zhvllilluar Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas standarteve të NATO-s dhe duke thelluar edhe më tej raportin me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Kam besim të plotë se Kongresi do ta mbështesë këtë shitje të mundshme për vendin më proamerikan në botë, si një akt i cili do ta rrisë sigurinë në Kosovë, në rajonin tonë, si dhe në kontinentin evropian”,ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)