Nënshkruhet marrëveshja për tunelin Prizren-Tetovë, Aliu: Kjo rrugë krijon një lidhje të sigurt

  • E.K /
  • 12 January 2024 - 15:09
Nënshkruhet marrëveshja për tunelin Prizren-Tetovë, Aliu: Kjo rrugë krijon një lidhje të sigurt

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se sot në Shkup është nënshkruar marrëveshja për bashkëfinancim të hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Prizren – Tetovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aliu tha se financimi i këtij projekti, përfshirë tunelin në rrugën Prizren – Tetovë do të ndahet proporcionalisht në përputhje me gjatësinë e tij në secilën anë, ndërsa sipas tij, projektimi i secilës pjesë para dhe pas tunelit do të jetë e financuar nga pala përkatëse.

Tutje, Aliu ka shkruar se Kontributi i gjithsecilit është jetësor për zhvillimin dhe suksesin e këtij projekti, i cili ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të vendeve tona si dhe integrimin rajonal.

(Kosova Sot Online)