Vikendi me acar në Kosovë: temperatura deri në -7 e -4 gradë, ja edhe parashikimi për dy javët e ardhshme

  • S.A /
  • 13 January 2024 - 07:38
Vikendi  me acar në Kosovë: temperatura deri në -7 e -4 gradë, ja edhe  parashikimi për dy javët e ardhshme

Mot i acartë, me temperature minimale që zbresin deri në -7 dhe -4 gradë, pritet të mbajë sot në vend, sipas “Mendimi për motin”.

Intervale më të gjata me diell parashihen ditën e diel, ndërkohë që temperaturat rriten nga -7C në mëngjes, deri në 5C gjatë pasdites. Vransira përfshinë vendin ditëve të para të javës vijuese, me mundësi për reshje shiu ditën e hënë në pjesë të vendit, me temperatura maksimale deri në 7C.  Të martën reshjet e shiut shndërrohen edhe në dëbore me rënie të temperaturave edhe deri në 2C.

“Koncentrimet e ndotësve ajror mbesin të rritura edhe përgjatë fundjavës, kryesisht orëve të mbrëmjes, në kushte qetësie, me ç’rast indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.  Të shtunën shkurtimisht kalon edhe në vlera jashtëzakonisht të dobëta, apo shumë të pashëndetshme.  Gjatë ditës indeksi do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira”, thuhet në njoftim.Ndërkohë në dy javët e ardhshme, pritet që të bie borë.“Më shumë vransira paraqiten gjatë javës së ardhshme mbi vend, ku nuk mungojnë edhe kushte për të reshura, si të shiut por edhe borës, në raste kur temperaturat do të jenë më të ulëta.  Temperaturat, sipas trendeve të fundit, kanë tendencë të shënojnë rritje nga dita e enjtë edhe deri në 7C, e të shtunën e ardhshme deri në 10C.  Temperaturat mbi mesatare mbesin edhe përgjatë javës së katërt të janarit, pas datës 22, me maksimale deri në 7C, mirëpo minimalet do të jenë të ulëta edhe nën 0C.  Mundësi për të reshura paraqiten ditën e martë apo mërkurë më 23 e 24 janar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )