Shtimi i incidentet kriminale, kërkohet ashpërsim i masave nga shteti

  • S.A /
  • 13 January 2024 - 07:52
Shtimi i incidentet kriminale, kërkohet ashpërsim i masave nga shteti

Katër persona janë përfshirë në gjuajtjet me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.

Si pasojë e këtyre gjujtjeve, në rrugën “Bajram Bahtiri” një person është plagosur në këmbë, por që gjendja e tij pas trajtimit në QKUK është stabile.Derisa, nga Policia e Kosovës, këtë rast e kanë cilësuar si vrasje në tentativë, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, thonë se po punojnë për t’i zbuluar rrethanat e rastit. transmeton "Kosova Sot Online ".

“Ka autorizuar që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë që të ndriqohen rrethanat pse ka ndodhur ky rast dhe të sigurohet prezenca e të dyshuarve në procedurën penale, nga të shtënat me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar në QKUK, për ta marr trajtimin e nevojshem mjeksor dhe i njëjti i është marr deklarata personit tjetër të dyshuar edhe ai është intervistuar në stacionin policor, ndërkaq për dy persona të tjerë që ndodhen në arrati, prokuroria në koordinim me policinë e kosovës që të arrihet prezenca e tyre”, ka deklaruar Laureta Ulaj – Zëdhënëse e Prokurorisë në Prishtinë.

Ndërkohë dy të dyshuarit pas intervistimit nga zyrtarët policor ë, janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas raportimeve i plagosuri është V.G, i njohur edhe për organet e rendit për shkak të së kaluarës së tij kriminale, porse për këtë çështje përgjigje nuk ka kthyer Policia.

Për përfshirjen e personave recidivistë në raste të tilla, ish-koloneli i Policisë Rrahman Sylejmani fajëson edhe institucionet.

Sipas Sylejmanit, nga qërimi i hesapeve mes grupeve të tilla, rreziku është i madh që të pësojnë qytetarë që rastësisht kalojnë kah vendi i ngjarjes.

Andaj, thotë se masat ndaj personave me të kaluar kriminale duhet të jenë më të rrepta.
“Mund të pësojë dikush i pafajjshëm aty në afërsi apo ndonjë kalimtar i rastit që ka ndodhur në të shumtën e rasteve të përfundojë dikush që nuk ka kurrfarë lidhje me asnjërin nga grupet ai është rreziku më i madhë”, ka thënë Rrahman Sylejmani – Ish kolonel i Policisë.

Banorët e lagjes ku mbrëmë ndodhi përleshja kanë treguar se gjujtjet me armë janë të shpeshta në këtë anë dhe se kanë kërkuar nga Policia shtim të masave të sigurisë.

(Kosova Sot Online )