Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar si i zhdukur para tre ditësh nga familjarët në Istog

  • E.K /
  • 13 January 2024 - 08:55
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar si i zhdukur para tre ditësh nga familjarët në Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët para tri ditësh në fshatin Baicë të Istogut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit, në trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë rast

“Fsh. Baicë, Istog 10.01.2024-20:00. Në lidhje me rastin, është raportuar se me 12.01.2024 nga familjarët është gjetur viktima mashkull kosovar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekip mjekësor. Me vendim të prokurorit, në trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Zhdukjen e tij e kishte raportuar në Polici vëllai i tij.

“PERSONA TË ZHDUKUR – Fsh. Baicë, Istog 10.01.2024 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij mashkull kosovar (me probleme psikike) është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, kishte njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)