Ja arsyet që po ndikojnë në çmimin e lartë të energjisë elektrike

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 18:27
Ja arsyet që po ndikojnë në çmimin e lartë të energjisë elektrike

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka treguar tri arsyet që sipas tij po ndikojnë në çmimin e lartë të energjisë elektrike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai përmendi Vonesat në remontet e termocentraleve, . Tenderët abuzues në KEK dhe kontratat e dyshimta, si dhe mungesën e investimeve në kapacitete të reja të prodhimit.

Rukiqi përmendi edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, që thotë se “është ortak në ndarjen e fitimit”.

”Vonesat në remontet e termocentraleve, kanë shkaktuar rritje të importeve të paplanifikuara të energjisë elektrike. Importet e paplanifikuara, vijnë me çmime të larta. Faturën e paguajnë qytetarët, e fitimin e marrin ortakët e Martin Berishes”.

“Tenderat abuzues në KEK dhe kontratat e dyshimta për shitblerjen e energjisë elektrike”, ka shkruar Rukiqi në Facebook, të enjten.

“Zero investime në kapacitete të reja për prodhim të energjisë elektrike. Refuzimi i termicentralit me gaz dhe dështimi i ankandit (4 herë rradhazi), për prodhim të energjisë nga burimet solare, janë treguesi më i mirë i paaftësisë në qeverisjen me sektorin e energjisë”, ka thënë ai.

Për këto ai ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit, duke e quajtur si “amatore”

“Kjo qeverisje amatore, po na vjen me faturë të lartë. Na ka hy thellë në xhep”, ka deklaruar Rukiqi. 


(Kosova Sot Online)