Gazeta e njohur parlajamëron 'kohë të vështira' për Evropën nëse ish-presidenti Trump fiton zgjedhjet

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 17:33
Gazeta e njohur parlajamëron 'kohë të vështira' për Evropën nëse ish-presidenti Trump fiton zgjedhjet

Gazeta prestigjioze gjermane “Der Spiegel” ka publikuar sot numrin e saj të ri, ballinën e së cilës ia ka kushtuar ish-presidentit amerikan, Donald Trump, të cilin gazeta e cilëson edhe si “dikator”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Dikatori Trump”, thuhet në përshkrimin e “Der Spiegel”.

Gazeta gjermane në faqen e saj zyrtare në ‘facebook’ ku edhe ka shpërndarë ballinën me Trumpin, ka pyetur se “çfarë do të ndodh kur Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë për të dytën herë”.

Sipas “Der Spiegel”, në rast të një fitore eventuale të Trump në zgjedhje “Evropa do të përballet me kohë të vështira pasi ish-presidenti e ka shpallur demokracinë si armik”.

Tutje gazeta teksa ka treguar përmbajtjen e artikullit, ka shkruar se i Qeveria gjermane tashmë ne qetësi po përgatitet për një ndryshim të pushtetit në Washington.

(Kosova Sot Online)