Abdixhiku thumbon pushtetin dhe koalicionin NISMA-AAK: Po merren me mua të dy palët

  • E.K /
  • 20 January 2024 - 16:22
Abdixhiku thumbon pushtetin dhe koalicionin NISMA-AAK: Po merren me mua të dy palët

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sot gjatë ditës po merren me të edhe pushteti por edhe “fronti i bashkuar opozitar” duke iu referuar kritikave të bëra ndaj tij nga deputeti Bekë Berisha.

Abdixhiku ka thënë se kur bëhet fjalë për LDK-në, bëhen bashkë pushteti bashkë me “frontin opozitar”.

Ai ka thënë se mbase po përgatiten për bashkëpunim të gjatë.

Reagimi i plotë:

Qenkan marrë sot me mua edhe nga pushteti edhe nga “fronti i bashkuar opozitar”. Shihni se kur është në pyetje LDK-ja, të dyja, se ç’na bëhen bashkë.

Ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim të gjatë. Ndoshta matjet e bëra, këto pa propagandë, po u japin frikë në palcë.

Rruga e Re është zgjidhja! As si këta e hiç se hiç si ata! Si LDK; forcë moderne e zhvillimeve të mëdha.

Një që nuk merr 4 vjet kohë për gjysmë autostradë, e as nuk u falë ‘Bechtel-ve’ 54 milion euro dhuratë.

(Kosova Sot Online)