Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, Bulliqi sot thërret mbledhje të jashtëzakonshme

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 11:22
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, Bulliqi sot thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Pas rastit të rëndë të vrasjes së 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka thirrë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri në Bashkësi me temën “Situata e përgjithshme e sigurisë në komunën e Podujevës”, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi sot nga ora 13:00 me datë 22 janar 2024 ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme(urgjente) të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi me temën; Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës.”

(Kosova Sot Online)