Këto janë arsyet e rënies së çatisë në Arbëri

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 13:29
 Këto janë arsyet e rënies së çatisë në Arbëri

Komuna e Prishtinës ka publikuar sot një vlerësim preliminar të dëmtimit të kulmit të ndërtesës së re të enjten në Arbëri, si pasojë e së cilës u lëndua një vajzë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raporti preliminar është përpiluar nga dy ekspertë të fushës të kontraktuar nga komuna, arkitektët Visar Geci dhe Gëzim Kastrati.

Ndërkaq, dy ekspertët thanë se kanë ardhur në përfundim se kulmi ka rnë sepse nuk është ndërtuar bazuar në standard.

“Komplet kulmi ka rënë sepse komplet struktura në të cilën është ndërtuar kulmi nuk është e bazuar në standarde”, tha Visar Geci, bashkë-përpilues i raportit.

“Ky është kulmi që del jashtë murit. E kanë bërë strehën për shkak që kur të bie shi, të mos rrjedh uji në fasadë. Këtu ka qenë problemi. Këtu ka hyreë fryma dhe komplet e ka çuar kulmin lartë”, tha Geci, derisa prezantoi raportin para mediave.

(Kosova Sot Online)