Bulliqi pas vrasjes së 18-vjeçarit: Kemi angazhuar policë civilë për të përcjellë situatën dhe gjendjen në shkolla

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 14:49
Bulliqi pas vrasjes së 18-vjeçarit: Kemi angazhuar policë civilë  për të përcjellë situatën dhe gjendjen në shkolla

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se institucionet lokale po bashkëpunojnë për të ulur numrin e rasteve kriminale në Podujevë, duke shtuar se vrasja e 18-vjeçarit ishte tragjike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se janë angazhuar zyrtarë policorë në rroba civile që të përcjellin situatën dhe gjendjen brenda shkollave.

“Rasti i vrasjes së Lulzim Fejzullahut dhe përfshirja në këtë rast e njërit prej nxënësve të Gjimnazit ‘Aleksandër Xhuvani’, na bëri të shqetësohemi dhe të shohim mundësinë e të diskutojmë me anëtarët e Këshillit për të marrë informacione më të detajuara të kësaj problematike. Sigurisht, të shohim për hapat që do t’i ndërmarrim nga këto institucione që raste të tilla të mos ndodhin më në qytetin tonë. Kemi siguruar zyrtarë policorë në rroba civile për të përcjellë situatën dhe gjendjen në shkolla, në veçanti në tri shkolla kryesore”, ka thënë Bulliqi.

(Kosova Sot Online)