Bulliqi: Njëri nga vrasësit e 18-vjeçarit është i dënuar me 3 vjet burgim për një rast të mëhershëm

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 15:45
Bulliqi: Njëri nga vrasësit e 18-vjeçarit është i dënuar me 3 vjet burgim për një rast të mëhershëm

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se njëri prej dy sulmuesve të mitur që e rrahën për vdekje 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu, është i dënuar me 3 vjet burgim për një rast të mëhershëm, transmeton "Kosova Sot Online".

Bulliqi tha se ai ka pasur “9 vepra të ndryshme penale”.

“Njëri prej individëve që dyshohet se është pjesë e këtij rasti, është nxënës i një shkolle të mesme në qytetin e Podujevës, ndërsa tjetri ka dy apo tri vite që ka qenë nxënës i shkollës, i cili për sjellje jo të mira është larguar nga shkolla dhe ka braktisur shkollimin e mëtejshëm pas disa veprave që i ka bërë qoftë në shkollë, qoftë në ambientet tjera. U informuam nga organet e rendit që organet e rendit e kanë kryer punën e tyre, kanë inicuar rastet. Me këto raste është marrë gjyqësia dhe prokuroria, dhe njëri prej tyre, në këtë fazë kur ka ndodhur tash rasti, faktikisht ka qenë i dënuar me 3 vite e gjysmë burgim për një rast të mëhershëm dhe faktikisht ka pasuar ky rasti që është aktualisht”, tha Bulliqi.

“Njëri prej tyre është me diku 9 vepra të ndryshme penale, i cili është hetuar dhe organet e drejtësisë dhe prokuroria e kishin dhënë fjalën e tyre me këtë dënim”, tha Bulliqi.

(Kosova Sot Online)