Arrestohet një person, i ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin në Han të Elezit

  • E.K /
  • 23 January 2024 - 09:58
Arrestohet një person, i ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin në Han të Elezit

Një person është arrestuar pasi i ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin me dokumente jo valide, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dje në Han të Elezit.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i ka ofruar ryshfet 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin me dokumente jo valide. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)