Stoltenberg: NATO nuk sheh ndonjë kërcënim të menjëhershëm ushtarak nga Rusia

  • A.P /
  • 23 January 2024 - 15:59
Stoltenberg: NATO nuk sheh ndonjë kërcënim të menjëhershëm ushtarak nga Rusia

NATO nuk sheh ndonjë kërcënim të menjëhershëm ushtarak nga Rusia ndaj asnjë anëtari të Aleancës, por do të vazhdojë me operacionin e parandalimit përmes stërvitjes së ardhshme ushtarake “Steadfest Defender”, më e madhja në dekadat e fundit, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se Aleanca po i bën të gjitha këto pasi ka hequr çdo vend për paragjykim apo keqkuptim në Moskë për gatishmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të saj, raporton Reuters.

“Për sa kohë që ne e bëjmë këtë, nuk do të ketë sulme në territorin e NATO-s”, tha Stoltenberg.

Rreth 90 mijë ushtarë do të marrin pjesë në stërvitjen e ardhshme “Steadfest Defender 2024”, e cila nis në shkurt dhe do të zgjasë deri në maj.

(Kosova Sot Online)