Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza nga 22 shkurti edhe në këtë shtet

  • A.P /
  • 23 January 2024 - 19:40
Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza nga 22 shkurti edhe në këtë shtet

Nga 22 shkurti qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka njoftuar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sot kemi pranuar  Notën Verbale nga Ministria e Jashtme e EBA-s, përmes së cilës jemi informuar se data e hyrjes në fuqi të Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar me datën  11.01.2024,  do të hyn në fuqi me datën 22.02.2024.”

Gërvalla ka falënderuar presidenten Osmani, presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed  bin Zayed Al Nahyan si dhe homologun e saj Abdullah bin Zayid Al Nahyan.

“Për përfundimin me sukses të këtij procesi falënderoj Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, për kontributin e dhënë në arritjen e kësaj marrëveshjeje mes dy shteteve, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Sheikh Mohamed  bin Zayed Al Nahyan si dhe homologun tim Abdullah bin Zayid Al Nahyan.”

Ajo ka thënë se “kështu, me hapa të sigurtë po fuqizojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe po arrijmë të zgjerojmë jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”.

“Vazhdojmë me lajme të mira!”, ka shkruar Gërvalla në fund.


(Kosova Sot Online)