Ambasadori gjerman Jorn Rohde kërkon nga Kosova zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit, kjo i hap rrugë Kosovës drejt BE-së

  • S.A /
  • 24 January 2024 - 12:00
Ambasadori  gjerman Jorn Rohde kërkon nga Kosova zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit,  kjo i hap rrugë Kosovës drejt BE-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Rohde tha se sundimi i ligjit “à la carte” (të zgjedhësh gjërat sipas dëshirës, jo sipas një parimi më të madh) nuk e hap rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës e as drejt Bashkimit Evropian.

“Mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian e kemi shumë për zemër por edhe Kosova duhet ta bëjë pjesën e saj”, ka shkruar Rohde.

Kjo deklaratë e ambasadorit gjerman vjen në mbështetje të deklaratës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ku i cili dje gjatë vizitës që i ka bërë Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar që vendimet e saj të zbatohen plotësisht.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe zbatohen plotësisht, përfshirë edhe aktgjykimin e datës 19 maj 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit”, është shprehur Szunyog.

(Kosova Sot Online )