Policia në Gjilan gjobit shoferin pasi voziti në gjendje të dehur

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 18:53
Policia në Gjilan gjobit shoferin pasi voziti në gjendje të dehur

Policia ka njoftuar se në aksin rrugor Gjilan- Ferizaj është ndaluar një automjet dhe pas testit është konstatuar që shoferi ka qenë nën ndikim të alkoolit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai është gjobitur me 500 euro, tri pikë negative dhe masë mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 1 viti.

Njoftimi i plotë:

Drejtim i mjetit nën ndikim të alkoolit


Gjilan, 24 janar 2024

Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj kanë ndalur për kontroll një automjet me vozitës I.V. (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar serb). Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i mjetit mund të jetë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.52 promilë.

Këtij kundërvajtësi i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, tri (3) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një (1) viti.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë

 

(Kosova Sot Online)