
Gërvalla ka nisur vizitën zyrtare në Andorra

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka nisur vizitën zyrtare në Andorra, pas vizitës në Monako, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gërvalla në Andorra do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të alrta shtetërore.
“Pas takimeve të mbajtura në Principatën e Monakos, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, nis vizitën zyrtare në Andorra, ku do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të larta shtetërore të këtij shteti.”
Gërvalla atje do të pritet në takim nga kryeministri Xavier Espot Zamora, Kryetari i Parlamentit Carles Ensenyat Reig dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Imma Tor Faus.
“Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi mes dy shteteve dhe mbështetja e Andorrës në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.”
“Vizita e Ministres Gërvalla në Andorra është një mundësi e mirë e zhvillimit dhe fuqizimit të raporteve diplomatike mes dy shteteve, rritjen e bashkëpunimit në turizëm, shkëmbim të eksperiencave në diplomaci dhe fusha tjera me interes të përbashkët.”
(Kosova Sot Online)