Euractiv: Lajçak me mision që ta qetësojë Beogradin për çështjen e dinarit

  • S.A /
  • 30 January 2024 - 12:22
Euractiv: Lajçak me mision që ta qetësojë Beogradin për çështjen e dinarit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, vlerësohet se ka marrë mbi supe misionin e “zbutjes së tensioneve” mes Prishtinës e Beogradit. Kështu ka shkruar rrjeti mediatik evropian i cili është specializuar në çështjet e BE-së, Euractiv, pas lajmeve për ndalimin e qarkullimit të dinarëve dhe çdo valute tjetër monetare përveç euros nga Banka Qendrore e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në artikullin e tyre theksohet se këtë mision të ri e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Zëdhënësi i BE-së Peter Stano përmendi se Lajçak do të vizitojë Prishtinën si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ndihmuar partnerët të çojnë përpara dialogun”, thuhet në artikull.

(Kosova Sot Online )