Të pezullohen menjëherë masat e BE-së të vendosura padrejtësisht kundër Republikës së Kosovës

Të pezullohen menjëherë masat e BE-së të vendosura padrejtësisht kundër Republikës së Kosovës
Të pezullohen menjëherë masat e BE-së të vendosura padrejtësisht kundër Republikës së Kosovës

Gani Qarri

  • 30 January 2024 - 07:39

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Deklarata e Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, lidhur me heqjen e masave ndaj Kosovës, nga Bashkimi Evropian, megjithëse nuk ka ende vendim të BE-së, kushtet të cilat BE i ka caktuar Kosovës për suspendimin e atyre masave tanimë, mund të thuhet lirisht se janë plotësuar në tërësi, ndaj pikërisht kjo çështje do të jetë edhe temë e bisedimit në takimin e 30 janarit, me përfaqësuesit e lartë të BE-së, në Kosovë.

-Vizita e delegacionit të bashkimit evropian, në fund të këtij muaj, gjegjësisht me 30 janar, pritet të jetë vendimtare për tu komunikuar edhe vendimi i shumëpritur, për heqjen e masave të vendosura krejt padrejtësisht ndaj Kosovës, duke zënë shkak paradoksin e situatës së krijuar para një viti në veri të Kosovës, e cila mbarë bota e ka parë dhe e di mirëfilli, se ajo u provokua nga vet Serbia dhe bandat kriminale serbe, të dirigjuara nga BIA serbe dhe Aleksandër Vuçiqi. Sa i takon situatës në veri, ajo ka kohë që fal angazhimit permanent të shtetit dhe organeve të rendit, është vënë plotësisht nën kontroll, gjë që dëshmohet çdo ditë me efekte pozitive, edhe në terren, argumente bindëse dhe fakte të pa kontestueshme të cilat flasin publikisht, për shtensionim dhe normalizim të plotë të jetës edhe në veri të Kosovës, që për më tepër se dy dekada, ishte kthyer në oazë të mafies, narkotikëve, shpëlarjes së parave të pista, kontrabandës dhe krimit të organizuar me pjesëmarrës shqiptarë dhe serb, madje edhe nga organet më të larta në pushtetin e kohës.

Rendi e qetësia dhe ofrimi i sigurisë, në veri të vendit tonë, u bë realitet nga institucionet ligjore dhe strukturat e rendit të Kosovës, ndërsa faktori ndërkombëtar, për ta forcuar sigurinë në këtë pjesë të vendit tonë, ka shtuar edhe numrin e trupave të KFOR-t për kontrollin e rregullt të vijës kufitare, me Serbinë, kundër depërtimit të grupeve kriminale serbe nga Serbia, me qëllim të prishjes së rendit e qetësisë dhe shkaktimin e problemeve në Kosovë! Andaj edhe bisedimet lidhur me heqjen e masave të BE-së, të cilat janë të kufizuara vetëm në takime të nivelit të lartë, po vazhdojnë, kështu që këtë të martë, pra me 30 janar, do të kemi përsëri në vizitë, përfaqësues të lartë nga Brukseli në Kosovë, e cila, pasi që shteti i Kosovës ka kryer me sukses detyrat e veta, shpresojmë të sjellë edhe rezultate!

Kjo edhe për vet faktin se kushti i vetëm që ka mbetur të realizohet nga Qeveria lidhur me situatën në veri është edhe përsëritja e zgjedhjeve me pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve në votime, proces ky që tanimë është vendosur në rrugë ligjore dhe po kalon në procedurë verifikimi, në mënyrë që gjithçka të rrjedh siç e parasheh ligji. Kështu që përfundimisht mundë të konstatohet, në kuptimin e plotë të fjalës, se edhe kjo pikë, tanimë është në realizim e sipër dhe se, së shpejti mundë të finalizohet edhe me procedurë formale, sado që, kjo do përgatitje, organizim dhe angazhim serioz, fal menaxhimit, vërtetë shumë të suksesshëm të Qeverisë Kurti, për mbarëvajtjen e procesit si tërësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".