Policia gjobit dy persona me nga 300 euro dhe ia merr patentë shoferët

  • E.K /
  • 30 January 2024 - 15:10
 Policia gjobit dy persona me nga 300 euro dhe ia merr patentë shoferët

Në dy raste të ndara, Policia në Ferizaj ka gjobitur dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dje në fshatin Nikaj të Kaçanikut është ndaluar shoferi A.M. i moshës 23 vjeçare, i cili ka tejkaluar shpejtësinë. Ai është gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj heqje të patentë shoferit.

“Me datën 29.01.2024 rreth orës 11:40, në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik, saktësisht në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policia ka daluar shoferin A.M (M/MV) i moshës 23 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpëjtësisë , kun ë zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 135 km/h . Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.”

Ndërsa sot, në magjistralen Ferizaj- Shtime në fshatin Koshare është gjobitur shoferi E.E. 47 vjeç. Edhe ai është gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj heqje të patentë shoferit.

“Ndërsa, me datën 30.01.2024 rreth orës 08:24 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare të Ferizajt , policia ka daluar shoferin E. E (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë , ku në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h. Ndaj saj, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.”

(Kosova Sot Online)