Lexoni edhe:
Ky është parashikimi i motit për sot dhe dy javët e ardhshme
I akuzuari për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes, Prek Gjugja ka deklaruar se ishte munduar ta ndalojë me duar djalin e tij, që i njëjti mos të kryejë vrasjen, por kishte dështuar. Këtë deklaratë Gjugja e ka dhënë të premten gjatë mbrojtjes së tij në Gjykatën Themelore në Gjakovë, në rastin ku i njëjti se bashkë me birin e tij Alfredin po akuzohen për vrasjen e T.B., në Marmullë të Gjakovës, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Jom mundu me e nal, me duar duke e ndal, por nuk kam mundur”, tha i akuzuari Gjugja.
Ai tutje tha se kishte humbur kontrollin, në momentin kur djali i tij Alfredi, kishte shtënë ndaj të T.B.
Ky është parashikimi i motit për sot dhe dy javët e ardhshme Lexoni edhe:
“Kur ka kersit, unë kam humb, djali është shku është dorëzu në Polici menjëherë”, shtoi i akuzuari Gjugja.
Paraprakisht, në këtë seancë munguan dëshmitarët Vlora Nikolla, Lekë Bezhi dhe Kushtrim Hadergjonaj.
Sipas gjykatësit Drilon Haraçia, Nikolles përmes emaili-t gjykata i kishte dërguar ftesën për sot sipas kërkesës së palës së dëmtuar për shkak se e njëjta të marrë pushim apo të arsyetohet në punën e cila gjendet në botën e jashtme, mirëpo e njëjta e ka konfirmuar pranimin e email-it por mosprezencën nuk e ka arsyetuar.
Ndërsa, për dëshmitarin Bezhi dhe Hadergjonaj gjykata ka lëshuar urdhëresë stacionit policor ne Gjakovë dhe për dëshmitarin Hadërgjonaj, stacionit policor në Deçan, mirëpo sipas raportit policor, gjykata është njoftuar se dëshmitarët Bezhi dhe Hadergjonaj gjenden jashtë vendit.
Prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni deklaroi se sa i përket dëshmitares Nikolla dhe dëshmitarit Bezhi i propozoi gjykatës që deklaratat e tyre të lexohen për faktin se të njëjtit kanë dhënë dëshminë e tyre pranë kësaj gjykate, ndërsa konsideroi që dëshmitari Hadergjonaj të dëgjohet.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Gjugja, avokati Sali Meka, nuk e kundërshtoi propozimin për dëgjimin e dëshmive Nikolla dhe Bezhi, ndërsa kundërshtoi propozimin për dëgjimin e dëshmitarit Hadergjonaj, për shkak se dëshmia e tij do të ishte jorelevante për vërtetimin e çfarëdo fakti që ka të bëjë me rrethanat për të cilat pretendohet se i akuzuari Gjugja e ka ndihmuar djalin e tij në kryerjen e veprës penale të vrasjes dhe se i njëjti nuk ka qenë ditën kritike në vendin e ngjarjes.
Më pas, Gjykata miratoi propozimin që të lexohen deklaratat e dëshmitarëve Nikolla dhe Bezhi nga shqyrtimi gjyqësor i kaluar pranë kësaj gjykate, lidhur me dëgjimin e dëshmitarit Hadergjonaj bëri revokimin e miratimit të këtij propozimi për faktin se i njëjti nuk mund të jetë i arritshëm për gjykatën, po ashtu i njëjti nuk ka qenë në vendin e ngjarjes ditën kritike dhe në situatën të cilën gjenden tani, gjykata duhet të vërtetojë veprimet e të akuzuarit Gjugja. andaj duke marr parasysh efikasitetin e procedurës, gjykata e refuzoi propozimin që i njëjti të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit.
Ndryshe, në shkurt të vitit 2021, Alfred Gjugja ishte dënuar me 22 vite burgim unik për vrasjen e tani të ndjerit T.B, për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor të dëmtuarit A.N., dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa, Prek Gjugja ishte dënuar me 12 vite burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes. Ndërsa, Gjykata e Apelit kishte vërtetuar dënimin prej 34 vjetësh burg që kishte shqiptuar Gjykata e Gjakovës ndaj babë e bir, Prek dhe Alfred Gjugja.
Por, Gjykata Supreme ka vendosur se lënda sa i përket të akuzuarit Alfred Gjugja ka përfunduar dhe është çështje e gjykuar, ndërsa është kthyer në rivendosje në shkallë të parë çështja sa i përket të akuzuarit Prek Gjugja lidhur me veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Alfred Gjugja akuzohej se më 12 mars 2019, rreth orës 18:35, në fshatin Marmullë të Komunës së Gjakovës, pikërisht në afërsi të shtëpisë së A.N, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin T.B., pas një mosmarrëveshje pronësore. Po ashtu, akuzohej se me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.N. Kurse, Prek Gjugja po ngarkohet se ndihmoi të akuzuarin Alfred në kryerjen e vrasjes.
(Kosova Sot Online )