Haradinaj-Stublla: Kjo është çfarë serbët e denjë lokalë mendojnë për synimet monopolizuese të “Listës Serbe”

  • E.K /
  • 03 February 2024 - 15:07
Haradinaj-Stublla: Kjo është çfarë serbët e denjë lokalë mendojnë për synimet monopolizuese të “Listës Serbe”

Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pasi sot janë shfaqur poster të Milan Radojiçiqit,në Veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haradinaj-Stublla ka shkruar se posterët e sotëm tregojnë atë çfarë serbët lokalë mendojnë për përpjekjen e Listës Serbe për monopolizimin e përfaqësimit politik serb nën urdhrat e Aleksander Vuçiqit dhe tendencës që vazhdimisht të nxit përleshje artificiale etnike.

(Kosova Sot Online)