Gërvalla priti në takim Ambasadorin e Belgjikës, flasin rreth situatës politike në vend

  • E.K /
  • 05 February 2024 - 11:12
Gërvalla priti në takim Ambasadorin e Belgjikës, flasin rreth situatës politike në vend

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim Ambasadorin e parë rezident të Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier, transmeton “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim u bisedua rreth situatës politike në vend.

Në këtë takim ata kanë biseduar për proceset integruese të Republikës së Kosovës, për mbështetjen e Belgjikës në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

“Biseda u përqëndrua rreth situatës politike në vend, angazhimeve të institucioneve në siguri, demokratizim dhe zhvillim ekonomik, duke theksuar se Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e shtetit ligjor dhe demokracisë në vend”, thuhet në njoftimin për media.

“Në fund Ministrja Gërvalla ka falënderuar Ambasadorin Cuvelier për mbështetjen e shtetit belg ndaj Kosovës dhe vlerësoi se prania e misionit rezident të Belgjikës në Kosovë do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme e fuqizimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, në arritjen e interesave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)