Punëtorët teknik të shkollave të Prishtinës sot pritet të shqyrtojnë ofertën e Komunës për rritje të pagave

  • E.K /
  • 08 February 2024 - 15:54
Punëtorët teknik të shkollave të Prishtinës sot pritet të shqyrtojnë ofertën e Komunës për rritje të pagave

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka dalë me një njoftim për punëtorët teknike të shkollave në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka bërë të ditur se sot do të diskutojnë për të vendosur për ofertën e Komunës së Prishtinës që u ka bërë pasi janë në grevë.

“Njoftojmë të gjithë punëtorët teknik të shkollave në Prishtinë që janë në grevë se sot në ora 16:00 në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë do të vendoset për ofertën e ofruar nga Komuna e Prishtinës për këta punëtorë”, ka thënë Azemi.

(Kosova Sot Online)